Një person është therur me thikë, dhe si pasojë e lëndimeve është dërguar për trajtim në QKUK, në Çagllavicë.
Rreth orës 13:30, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore, për shkak të lëndimeve të cilat i ka marrë nga therja me thikë në Çagllavicë, shkruan Demokracia.com.
Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 13:30 policia ka marrë informatën për një person i cili ka kërkuar ndihmën mjekësore në QKUK për shkak të lëndimeve nga një mjet i mprehtë. Dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur në fshatin Çagllavicë”, tha Ahmeti.
Sipas Ahmetit policia menjëherë ka filluar me hetimin e rastit.
“Policia menjëherë ka filluar me trajtimin e të gjitha informacioneve që ndërlidhen me rastin dhe aktualisht ka nisur një hetim me qëllim zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahmeti./Demokracia.com/