Lajme
Theret me thikë një i mitur në Gjilan
Demokracia
09:43 | 25 Shkurt 2021
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, njëri prej tyre i mitur pasi që janë përleshur fizikisht, në Gjilan.

Sipas raportit të policisë njëri i dyshuar e ka goditur me thikë të miturin dhe si pasojë i ka shkaktuar lëndime trupore, shkruan Demokracia.com.

“Gjilan 24.02.2021 – 11:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj  kosovarë njëri i mitur pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë konfrontuar fizikisht. Njëri i dyshuar e godet me thikë të dyshuarin tjetër (të miturin) duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Policia më tej ka njoftuar se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shteti dhe me rekomandim të tij të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje./Demokracia.com/

Të ngjashme