Lajme
Theret me thikë një 45-vjeçar në “Bregun e Diellit”, shkak mosmarrëveshja në trafik
Demokracia
19:05 | 14 Janar 2023

Share:

Një 45-vjeçar është sulmuar gjatë pasditës së shtunë më thikë në lagjen “Bregu i Diellit”,  në Prishtinë.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka treguar  se sulmi dyshohet se ka ardhur  pas një mosmarrëveshjeje në trafik.

“Sot rreth orës 17 :30, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se pas një mosmarrveshje në trafik, personi G.B, mashkull, 45 vjeç, është sulmuar me një mjet të mprehtë dhe ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti dhe është duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, ka thënë Ahmeti.

Të ngjashme