Lajme
Theret me thikë një 19-vjeçar në Drenas, policia jep detaje
Demokracia
14:43 | 05 Shkurt 2021

Share:

Një 19 vjeçar ka mbetur i lënduar pas një incidenti që ka ndodhur sot në Drenas, ku janë përdorur edhe mjete të mbrehta.

Lajmi për Demokracia.com është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për një rrahje në progres në afërsi të stacionit të autobusëve në Drenas. Me të marrë informatën njësitet e stacionit policor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. Bazuar në informacionet e para dyshohet se një person mashkull 19 vjeç, ka marrë plagë nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.”, ka thënë ajo.

Tutje, Ahmeti ka bërë të ditur se policia ka identifikuar dy persona të dyshuar lidhur me rastin dhe është në kërkim të tyre.

Ajo tha se policia po vazhdon punën lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen./Demokracia.com/

Të ngjashme