Lajme
Lëndohen tre persona në Mitrovicë, publikohen pamje nga përleshja me thika
Demokracia
21:09 | 17 Mars 2021

Share:

Një përleshje ka ndodhur në orët e mbrëmjes sonte në Mitrovicë, ku si pasojë janë lënduar tre persona.

Policia e Kosovës ka njoftuar se sonte rreth orës 19:30, në Mitrovicë janë përleshur tre persona me thika, ndërsa kanë pësuar edhe lëndime trupore.

Lajmin e ka konfirmuar për Demokracia.com, zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 19:30 është raportuar një rast për një përleshje të ndodhur në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë. Mbështetur në informatat e para dyshohet se një person ka marrë lëndime trupore nga një armë e ftohtë (thikë)”, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar edhe dy persona tjerë. Njësitet përkatëse policore ndodhen në vendin e ngjarjes”, thuhet në përgjigjen e policisë./Demokracia/

 

Të ngjashme