Lajme
Theren me thikë dy nxënës në Viti
Demokracia
13:07 | 05 Shkurt 2021

Share:

Dje rreth orës 18:00 në Vitit është raportuar për një therrje me thika mes dy grupesh nxenësish.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani për Demokracia.com ka raportuar se dje rreth orës 17:50 nga mosmarrëveshja e dy grupeve të nxënsve, situata ka shkuar deri te goditjet me mjete të forta.

‘’Lëndim i lehtë trupor Viti, rr. Flaka e Janarit 03.02.2021 17:50 Ju njoftoj se Me datën, kohën dhe vendin e lartëshenuar, ka ndodhur një mosmarrëveshje ne mes dy grupeve te nxenseve, ku dy nxënës M.K.SH janë goditur me mjete të forta (thika), të njëjtit janë dërguar në trajtim mjeksor në spitalin e Gjilanit”, tha Hashani.

Pas intervistimit të dy të dyshuarve M.K.SH me urdhër të prokurorit, rasti shkon në procedur të rregullt.

‘’Dy persona të dyshuar M.K.SH, janë intervistuar. Me urdhër të prokurorit, rasti i referohet PTH në procedur të rregullt’’, tha Hashani./Demokracia.com

Të ngjashme