Sport
Theo rrëfen objektivat me kombëtaren e Francës, qëllimi kryesor është t’i “zërë” vendin vëllait
Demokracia
14:15 | 03 Shtator 2021

Share:

Mbrojtësi i Milanit, Theo Hernandez është grumbulluar për herë të parë me kombëtaren e Francës pas shumë përpjekjeve ndër vite.

Grumbulli i ylli kuqezi erdhi vetëm falë vëllait të tij, Lukas Hernandez që u dëmtua dhe humbi sfidat me Francën në eliminatoret e Botërorit.

Por në konferencën për shtyp, Theo bëri shaka duke u shprehur se do t’i zërë vendin vëllait në të ardhmen: ‘’Shpeshherë ne qeshim për faktin se do t’i vjedh vendin. Këto janë shaka brenda familjes.

Secili ka cilësitë e veta, unë mund të jem më i shpejtë, por gjithçka varet nga zgjedhjet e trajneri. Ai është vëllai im, e dua shumë. Do të dëshiroja të ishte këtu dhe shpresoj të luajmë bashkë herën tjetër’’, u shpreh Theo.

Të ngjashme