Lajme
Themeluesi i VV-së në Mitrovicë i pakënaqur me zgjedhjen e milionerit Alim Rama si sekretar: Athua e bleu me pare?
Demokracia
17:39 | 26 Tetor 2022

Share:

Latif Latifi, themelues i Vetëvendosjes në Mitrovicë dhe ish- asamblist i kësaj partie, e ka kritikuar këtë parti pas zgjedhjeve të fundit të brendshme, ku sekretar për çështje organizative u zgjodh milioneri Alim Rama.

“Kush din mem tregu cili është kontributi i sekretarit organizativ të VV-së të sapo zgjedhur, kontributi si aktivist vullnetar e jo e pagë”, ka pyetur ai.

Sipas tij, VV po rrëshqet drejt një partie të modernizuar, duke i eliminuar ata që e sollën në pushtet, e duke i zëvendësuar me njerëz të panjohur e milionerë, shkruan Demokracia.com.

Ai ka hedhur dyshime se Rama e ka blerë postin.

“A thuni se e ka ble postin more? Pare kish boll”, ka shkruar Latifi.

“Inshalla VV-sa e 2010 nuk takohen me VV-në e tanishme se kërrsh Zoti ka me i ba”, ka shkruar ai.

Latifi shprehet i sigurt se në parti ka shumë njerëz që mendojnë njëjtë sikur ai.

Ai ka thënë se për politika të mira do të jetë mbështetës, kurse për gjithçka jashtë premtimeve do t’gjykojë aq sa mundet. /Demokracia.com/

Të ngjashme