Themeluesi i platformës Zoom Eric Yuan, ka transferuar rreth 18 milion aksione të tij me vlerë më shumë se 6 miliardë dollarë, sipas një regjistrimi rregullator.
Yuan, i cili është gjithashtu shefi ekzekutiv i platformës video-konferencë, lëvizi afërsisht 40% të aksioneve të tij në kompani javën e kaluar.
Themeluesi i Zoom pati rritje të shpejtë të pasurisë së tij kur platforma u bë një emër i famshëm gjatë bllokimeve pandemike, të cilën e përdorën shumë profesorë dhe studentë, transmeton Demokracia.com.
Ai themeloi platformën Zoom në vitin 2011 dhe u rendit në tregun e aksioneve të SHBA në 2019, duke e bërë atë një miliarder.
Aktualisht, Eric Yuan ka pasuri prej 13.7 miliardë dollarësh, sipas Forbes.
Aksionet e Zoom janë gati trefishuar në 12 muajt e fundit dhe kompania ka një vlerësim të tregut prej rreth 100 miliardë dollarë.
Yuan tha se puna nga shtëpia është këtu për të qëndruar edhe kur bllokimet u lehtësuan dhe vaksinat u përhapën në të gjithë globin dhe drejtuesit e Zoom presin që rritja e pasurisë të vazhdojë edhe këtë vit. /Demokracia.com/