Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, është infektuar me koronavirus.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Gates, përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.
Ai tha se është duke ndjekur këshillat e ekspertëve, duke u izoluar derisa të shërohet.
“Unë kam rezultuar pozitiv me Covid. Po përjetoj simptoma të lehta dhe po ndjek këshillat e ekspertëve duke u izoluar derisa të jem sërish i shëndetshëm”, ka shkruar Gates.
Ai ka thënë se është me fat që është i vaksinuar.
“Unë jam me fat që jam vaksinuar dhe përforcuar, ku kam akses në testime dhe kujdes të madh mjekësor”, shkroi Gates në Twitter.