Lajme
Thellohet skandali seksual i Safet Gjicit, del videoja e dytë: Për 13 minuta shitet tenderi i qenve
Demokracia
18:49 | 19 Qershor 2023

Share:

Në kuadër të hetimeve të nisura kryesisht për ish-kryetarin Safet Gjici pas publikimit të videos ku shihej duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë, Byroja Kombëtare e Hetimit ka zbarkuar në Bashkinë e Kukësit ku ka sekuestruar serverin e kamerave të sigurisë.

Pasi kanë kopjuar materialin, dy oficerët e BKH-së janë larguar nga Bashkia e Kukësit ndërkohë që pamjet e hyrje-daljeve në institucionin vendor, po analizohen tashmë nga grupi i hetimit në SPAK.

Nga ana tjetër, SPAK ka urdhëruar që gruaja që u shfaq në videon intime me ish kryebashkiakun e Kukësit nuk duhet të lërë vendin, pra nuk do të lejohet të udhëtojë, për sa kohë që rrëfimi i saj është kyç për hetimin. SPAK po heton për shpërdorim detyre, por sekuestrimi i videos së plotë, e cila mendohet të jetë rreth 15 minuta, mund të nxjerrë në dritë detaje që mund të përfshijë dhe persona të tjerë në skandal.

‘Xhungel’ e gazetarit Artan Hoxha ka publikuar sot një pjesë të bisedës mes ish-kryebashkiakut të Kukesit, Safet Gjici, me vajzën e prezantuar si Alma Tafa, përfaqësuese e një kompanie për kastrimin dhe sterilizimin e qenve të rruges. Kjo bisedë është kryer pas kryerjes së marrëdhënieve seksuale.

Vajza kërkon një mundësi punësimi ose ndihmën e kryetarit të bashkise për projektin e kastrimit dhe sterilizimit të qenëve të rruges. Madje ajo i thotë se këto para, Gjici nuk do t’i paguajë nga xhepi, por nga buxheti i bashkisë.

Gjici pasi e degjon vajzën, e miraton ofertën e saj dhe i ofron gjithë mbeshtetjen e tij, duke i vënë ne dispozicion stafin e bashkisë.

Të ngjashme