The Weeknd thotë se nuk do ta paraqesë muzikën e tij te Grammy, për shkak të një mungese të vazhdueshme besimi për çmimet – pavarësisht nga ndryshimi i fundit në rregullat e votimit.
Vitin e kaluar, ylli i muzikës i quajti organizatorët “të korruptuar” pasi albumi i tij After Hours nuk morri asnjë nominim, shkruan Demokracia.com.
Të shtunën, organizatorët e Grammy Awards kanë hequr dorë nga komitetet e tyre anonime të votimit pas akuzave për manipulim, favorizim dhe racizëm, por këngëtari The Weeknd ka thënë se kjo nuk mjafton.
“Besimi është thyer kohë më parë midis organizatës Grammy dhe artistëve sa nuk do të ishte e mençur të ngresh një flamur fitore”, tha ylli, emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye, në një intervistë për Variety.
Këngëtari kanadez, , e quajti vendimin për të shpërndarë këto komitete “një fillim të rëndësishëm” por shtoi se procesi i votimit duhet të jetë transparent.
“Unë mbetem i painteresuar për të qenë pjesë e Grammy, veçanërisht me pranimin e tyre të korrupsionit për gjithë këto dekada. Unë nuk do të paraqes aty muzikën time në të ardhmen”.
Rikujtojmë se The Weeknd ka fituar tre Grammy më parë. /Demokracia.com/