ShowBiz
The Weeknd tregon pse do të performojë solo në Super Bowl
Demokracia
14:14 | 07 Shkurt 2021

Share:

The Weeknd do të performojë solo në shfaqjen Pepsi Super Bowl.

Sipas artistit, shikuesit nuk duhet të presin ndonjë të ftuar special gjatë performancës së tij në Pepsi Super Bowl LV, shkruan Demokracia.com

“Kam lexuar shumë thashetheme”, tha ai për rrjetin NFL. “Nuk kishte asnjë vend për dikë tjetër në performancën time dhe rrëfimin që do të tregojë në shfaqje. Kështu që nuk ka të ftuar special”.

Kjo shfaqje ndër vite ka pasur të ftuar special, vitin e kaluar Jennifer Lopez dhe Shakira ndanë skenën me Bad Bunny dhe J Balvin. /Demokracia.com

 

Të ngjashme