Lajme
The Weeknd: “Nuk më interesojnë çmimet Grammy”
Demokracia
09:30 | 30 Janar 2021

Share:

Këngëtari The Weeknd i cili pati shumë sukses me albumin e tij  “After Hours” dhe këngën “Blinding Lights” e cila u shndërrua në hit nuk është nominuar në asnjë kategori të Grammy.

After Hours u rendit si albumi i katërt më i shitur në SH.B.A., ndërsa Blinding Lights është kënga që qëndroi më gjatë si kënga e parë në toplistat amerikane, shkruan Demokracia.com

“Shikoni, mua personalisht nuk më intereson më. Kam tre Grammy, që nuk do të thonë asgjë për mua tani” tha The Weeknd, emri i vërtetë i të cilit është Abel.

Kur u publikuan nominimet për Grammy, Abel akuzoi organizatorët si “të korruptuar”, duke pasur parasysh suksesin e albumit të tij “After Hours” dhe hitit “Blinding Lights”.

“Si ?, Ç’ndodhi?  Ne bëmë gjithçka siç duhet, mendoj. Njerëzit më thanë se do të nominohesha”, tha Abel në një intervistë për mediat e huaja.

“Nëse do më pyesni se a mendoj se Grammy janë racistë? Unë kam një përgjigje”.

“Në 61 vitet e fundit të Grammy, vetëm 10 artistë me ngjyrë kanë fituar albumin e vitit, tha ai.

The Weeknd po përgatitet të performojë në shfaqjen e pjesës së parë të Super Bowl më 7 shkurt./ Demokracia.com

Të ngjashme