The Weeknd ka thënë se do të bojkotojë ceremonitë e ardhshme të Grammy Awards, pasi nuk u nominua në asnjë kategori këtë vit.
Këngëtari kanadez i hitit ‘Blinding Lights’, këngë kjo që ishte kënga më e shitur e vitit të kaluar nuk u nominua në asnjë kategori të Grammy Awards, transmeton Demokracia.com.
Ai e quajti këtë si një sulm kundër tij.
Në një deklartë të fundit ylli i muzikës pop tha se nuk do të lejojë që ekipi i tij të paraqesë muzikën e tij në Grammy.
Ai tha se do të mungonte në ngjarje derisa Akademia e Regjistrimit, e cila organizon çmimet, të hiqte qafe “komitetet e fshehta” që vendosin për shumë nga nominimet. /Demokracia.com/