ShowBiz
The Weeknd ndez stadiumin me performancën e tij në Super Bowl
Demokracia
09:34 | 08 Shkurt 2021

Share:

Fashot u kthyen, kësaj here jo në fytyrën e The Weeknd, por në fytyrat e kërcimtarëve që shoqëruan atë.

Këngëtari u ngjit në skenë për performancën e pjesës së parë të Pepsi Super Bowl LV me shumë mjete piroteknike, drita dhe burra të veshur si The Weeknd të gjithë në të zeza me xhaketa të kuqe dhe fytyra të mbështjellura me fasho.

Weeknd performoi një kolazh të hiteve të tij, duke përfshirë “Can’t Feel My Face”, “Earned It” dhe hitin e tij më të fundit, “Blinding Lights”.

Para ngjarjes, The Weeknd shpjegoi se nuk do të kishte mysafirë të papritur dhe vetëm anëtarët e produksionit të tij u bashkuan me të gjatë performancës për shkak të protokolleve Covid-19.

Ai thuhet se shpenzoi 7 milion dollar në shfaqjen e pjesës së parë.

Weeknd shpjegoi disa ditë më parë arsyen e fashove.

“Rëndësia e të gjithë fashave të kokës po reflekton në kulturën absurde të famshëm të Hollivudit dhe njerëzit që manipulojnë veten për arsye sipërfaqësore për të kënaqur dhe për të qenë të vlerësuar”. /Demokracia.com

Të ngjashme