“The Voice Australia” është aktualisht një nga emisionet më të shikuara në Australi.
Konkursi i këngës arrit më shumë se 1 milion shikime të martën, duke u bërë shfaqja më e shikuar e natës, shkruan Demokracia.com.
Kjo është nata e tretë që programi pati më shumë se një milion shikues në pesë qytetet kryesore: Sydney, Melbourne, Brisbane, Adelaide dhe Perth.
Episodi i dytë i “The Voice” kishte regjistruar 1,162,000 shikues të hënën, ndërsa ishte premiera e shfaqjes ajo e cila arriti më së shumti shikime.
Mbrëmjen e së dielës “The Voice Australia” arriti 1,33 milion shikime në qytetet kryesore, ndërsa arriti 1,91 milion shikime duke përfshirë shikuesit rajonalë.
Në jurinë e këtij sezoni të “The Voice Australia” janë: Rita Ora, Guy Sebastian, Jessica Mauboy dhe Keith Urban. /Demokracia.com/