Një raport i autoriteteve britanike tregoi se katër nga dhjetë emigrantë që kalonin ilegalisht Kanalin i përkasin kombësisë shqiptare. “The Sun” ka udhëtuar drejt Shqipërisë, në Tiranë, për të intervistuar shefat e lartë të policisë lidhur me pikëpamjet e raportit britanik.
Ata kanë pohuar për “The Sun” se ndër arsyet kyçe që po i shtyjnë shqiptarët të emigrojnë në rrugë ilegale drejt Britanisë së Madhe, është gjendja e vështirë ekonomike.
Mijëra shqiptarë janë larguar drejt Britanisë me gomone duke përfunduar më pas në kthetrat e bandave të drogës.
I pyetur për eksodin në Britani, Saimir Boshnjaku, drejtori i policisë së imigracionit, tha: “Disa njerëz duhet të largohen sepse i ka zënë gjakmarrja, ose kanë rënë në konflikt me bandat kriminale dhe kanë frikë për jetën e tyre. Por shumica janë emigrantë ekonomikë. Njerëzit që bëjnë para nga droga kthehen këtu duke ngarë Maseratis dhe Mercedes dhe blejnë një vilë të madhe në fshat. Të rinjtë e shohin këtë dhe kjo i bën ata të duan të bëjnë të njëjtën gjë.”
Të paktën një në pesë shqiptarë janë larguar nga vendi drejt Britanisë. Ambasadori i Shqipërisë në Britaninë e Madhe, Qirjako Qirko, vlerëson se janë 150,000 bashkatdhetarë të tij në Britani.
Kjo do të thotë se numri është më shumë se trefishuar që nga viti 2019, kur Zyra për Statistikat Kombëtare llogariti se ishin 47,000 këtu. Por kostoja e kontrabandimit në Britani mund të jetë deri në 30,000 £.
Të rinjtë shqiptarë që udhëtojnë për në Britaninë e Madhe mund të përfundojnë në borxhe ndaj bandave të cilat më pas i detyrojnë të shpërndajnë kokainë ose të punojnë në fabrikat e kanabisit në shtëpi në qytetet britanike.
Burimet qeveritare këtu pranojnë se është krijuar një cikël toksik ku njerëzit më të varfër joshen në vese, ndërsa bosët e krimit bëjnë fitime të paprecedentë.
Dhe The Sun të dielën mund të zbulojë se Home Office ka shpenzuar 1 milion £ për një stacion të ri policie në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit në Tiranë këtë vit për të ndihmuar në përpunimin e të kthyerve.
Në gjashtë muajt e parë të këtij viti 443 janë kthyer, që do të thotë se shifra e vitit të kaluar ka të ngjarë të dyfishohet deri në dhjetor.
“The Sun” tregon se të ashtuquajturat “vila londineze” të ndërtuara me para të bëra ilegalisht jashtë shtetit po shfaqen gjithashtu në qytete dhe fshatra të largëta të shkatërruara më parë nga varfëria. Të njohur si “cunat e Londrës” po frymëzojnë të rinjtë e tjerë të largohen nga vendi për të ndjekur ‘ëndrrën londineze’.Rreth 2 miliardë £ do të investohen në Shqipëri nëpërmjet huave të dhëna nga UK.
Deputeti i opozitës, Ervin Salianji, ka frikë se politikanët tanë po merren për budallenj. Ai e krahason kombin e tij me shtetet narko të Amerikës Latine, ku korrupsioni është endemik dhe gangsterët që merren me kokainë sundojnë me një kontroll të hekurt.
“Nuk është befasi që kaq shumë njerëz po shpërngulen në MB pasi kjo ka vazhduar për një kohë të gjatë. Ajo që është befasuese është se sa pak po bën qeveria për këtë. Trafikimi i qenieve njerëzore është një problem i madh për Shqipërinë. Për shkak se kaq shumë njerëz po largohen, kjo po shkakton një fatkeqësi ekonomike. Ka qytete dhe fshatra të tëra ku nuk do të gjesh askënd nën moshën 40-vjeçare, siç janë larguar të gjithë të rinjtë. Një raport i OKB-së ka deklaruar se popullsia e Shqipërisë do të bjerë nga 2.8 milionë në një milionë në shekullin e ardhshëm dhe është e vështirë të imagjinohet ndikimi që do të ketë.
Por përballja me kriminelët nuk duket të jetë prioritet për qeverinë. Në vend të kësaj, kryeministri Edi Rama po propozon një ‘amnisti fiskale’ që do t’u mundësonte shqiptarëve që jetojnë jashtë të kthejnë deri në dy milionë euro pa asnjë pyetje. Qeveria dëshiron t’i taksojë këto para me shtatë për qind, por është e qartë se një sistem i tillë do t’i lejojë kriminelët të pastrojnë paratë e tyre të pista.
Më shumë se 1500 shqiptarë ndodhen aktualisht në burgje në Angli dhe Uells, duke i bërë ata përqindjen më të lartë të shtetasve të huaj në paraburgim, sipas statistikave të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar. Thjesht duke forcuar kontrabandistët”, ka thënë Salianji për “The Sun’”.
Shifrat e reja treguan se nga 2,863 emigrantë të transportuar nga nëntë banda nga 1 qershori deri më 12 korrik të këtij viti, 1,075 — ose 37.5 për qind — ishin shqiptarë.
Vitin e kaluar 3000 foshnja lindën në Britani nga nëna shqiptare, sipas ONS, duke i bërë ata kombësinë e dhjetë më të zakonshme të lindjes, nga 41-ta e një dekade më parë.