Lajme
The Guardian citon mediat ukrainase, pretendohet se Ukraina ka çliruar disa territore në Donetsk
Demokracia
17:17 | 24 Qershor 2023

Share:

The Guardian, teksa citon agjencitë ukrainase të lajmeve, raporton se Kievi ka çliruar territoret pranë qytetit Krasnohorivka në rajonin e Donetskut, të cilat janë pushtuar nga separatistët pro-rusë që nga viti 2014.

Oleksandr Tarnavsky, komandanti i grupit operativ-strategjik Tavria ka shkruar se lëvizja e forcave ukrainase po vazhdon.

“Lëvizja e forcave tona vazhdon”, shkroi Tarnavsky në Telegram të shtunën.

“Ka suksese dhe përparime të prekshme.”, ka shtuar tutje.

Ndërkohë The Guardian shkruan se s’ka mund të verifikojë pretendimet e tilla.

Të ngjashme