Sport
“The Best” nga FIFA: Si votuan Etrit Berisha dhe Sylvinho
Demokracia
10:16 | 28 Shkurt 2023

Share:

Lionel Messi e fitoi mbrëmë (e hënë) çmimin e lojtarit më të mirë për vitin 2022 nga FIFA apo siç njihet ndryshe me emrin “The Best”.

Ylli 35-vjeçar frymëzoi Argjentinën drejt triumfit në Kupën e Botës në fund të vitit të kaluar, duke mposhtur në konkurrencë Kylian Mbappen dhe Karim Benzeman.

Për këtë çmim kanë votuar trajnerë, kapitenë dhe mediume ndërkombëtare.

Por, si është votuar te Shqipëria për çmimin e më të mirit?

Selektori i Shqipërisë, Sylvinho dha më shumë pikë për Lionel Messin, Karim Benzeman dhe votoi edhe për bashkëvendësin e tij – Neymarin.

Në anën tjetër, kapiteni Etri Berisha kishte vota për Messin, Erling Haalandin dhe Kylian Mbappen.

 

Të ngjashme