Malisheva ka marrë një fitore tejet të rëndësishme në javën e katërt të Superligës së Kosovës në futboll.
“Rriqrat” triumfuan bindshëm 0-3 kundër Llapit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan Demokracia.com.
Trajneri i Malishevës komentoi fitoren e skuadrës së tij.
“Fillimi i ndeshjes ishte mjaftë i dobët dhe i ngadaltë. Kuptohet që shumica lojtarëve luajnë për herë të parë, në pjesën e dytë ishim të jashtëzakonshëm. Në pjesën e parë i dhamë shumë mundësi Llapit, por në vazhdim treguam maksimumin tonë. Pamë dy pjesë të ndryshme, Llapi ka shumë lojtarë cilësor por dallon normalisht adaptimi nga një fushë në tjetër”, deklaroi Thaqi për Art Sport.
“Kjo fitore është shumë e rëndësishme, nëse arrijmë rezultate pozitive ndaj këtyre ekipeve atëherë tregojmë se Malisheva është shumë e fortë. Drita na tregoi se ka ekip mjaftë cilësore. Ekipi jonë është shumë i mirë”, theksoi ai. /Demokracia.com