Sport
Thaqi: Merituam më shumë se një pikë ndaj Prishtinës, e dhimbshme që nuk shfrytëzuam rastet
Demokracia
19:51 | 22 Gusht 2021

Share:

Malisheva ka shkaktuar befasinë më të madhe të javës së parë në Superligën e Kosovës në futboll.

“Rriqrat” në ndeshjen e parë në histori të klubit si ekip elitar kanë ndalur në barazim Prishtinën me rezultat 1-1, shkruan Demokracia.com.

Madje, Malisheva ishte në avantazh deri në minutën e tretë shtesë, kur Prishtina barazoi shifrat.

Kryetrajneri i Malishevës, Arsim Thaqi ka thënë se futbollistët që ai drejton merituan më shumë se barazimin.

“Nëse analizojmë rrjedhën e lojës, kemi merituar më shumë se një pikë pasi Prishtina barazoi në fund. Kishin shumë raste shënime, por jam i kënaqur me angazhimin e ekipit. Përgëzoj lojtaret sepse përballë kishim Prishtinën dhe nëse vazhdojmë të luajmë në këtë mënyrë, atëherë do të jemi një kundërshtar shumë i fortë për të gjithë. Ekipi tregoi karakter dhe luftoi deri në fund, por Prishtina shfrytëzoi një moment për të barazuar. Është e dhimbshme që nuk shfrytëzuam rastet, sepse po t’i shfrytëzonin do t’i merrnim pikët e plota”, ka thënë Thaqi për Art Sport. /Demokracia.com

Të ngjashme