Sport
Thaqi: Malisheva e meritoi fitoren ndaj Drenicës, kartoni i kuq na penalizoi
Demokracia
17:43 | 08 Maj 2022

Share:

Malisheva nuk ka arritur më shumë se një barazim me Drenicën në kuadër të javës së 34-të në elitën e futbollit kosovar.

Malisheva dhe Drenica luajtën 0:0 pas 90 minutave lojë në stadiumin “Liman Gegaj”, shkruan Demokracia.com.

Pas përfundimit të takimit, trajneri i Malishevës, Arsim Thaqi tha se skaudra e tij e meritoi fitoren, ndërsa shtoi se kartoni i kuq i dhënë për Hasan Hysenin i penalizoi ata.

“Mendoj se pjesa e dytë na takoi neve për nga rastet e krijuara dhe njërën prej tyre është dashur ta realizojmë, por kartoni i kuq i marrë nga Hasan Hyseni na penalizoi dhe na ndryshoi planet. Mendoj se futbollistët e Malishevës treguan se merituan fitore. Janë edhe dy ndeshje për t’u zhvilluar deri në fund. Janë dy pikë të lëshuara si vendas, por ne do të luftojmë deri në fund të kampionatit”, ka thënë Thaqi për Art Sport./Demokracia.com/

Të ngjashme