Sport
Thaqi komenton fitoren ndaj Prishtinës: Kemi marrë masa më herët, shpresoj të mos largohemi nga Superliga
Demokracia
15:13 | 13 Shkurt 2022

Share:

Malisheva ka shënuar fitore të madhe në kuadër të javës së 19-të në Superligë kundër Prishtinës.

Malisheva trimfoi pastër 2:0 ndaj kampionëve në fuqi të Kosovës, shkruan Demokracia.com.

Kryetrajneri i Malishevës, Arsim Thaqi pas ndeshjes tha se kishin marrë masa mëherët duke vlerësuar Prishtinën.

“Kuptohet që kur luan ndaj Prishtinës duhet të marrim masat edhe të jemi të koncentruar, kjo fitore na jep një lloj qetësi edhe motiv për me vazhdu. Kemi disa lojtarë me përvojë, shpresoj mos të biem nga liga. I uroj të dy ekipet, sidomos ekipit tonë për angazhimin dhe fitoren”, tha Thaqi për ArtSport.

Malisheva është në vendin e shtatë me 22 pikë, kurse Prishtina ka 24 pikë dhe pozicionohet në vendin e pestë. /Demokracia.com/

Të ngjashme