Sport
Thaqi komenton fitoren e Kosovës ndaj Qipros, si dhe ka një mesazh për Emerllahun e Krasniqin që debutuan mbrëmë
Demokracia
10:31 | 28 Shtator 2022

Share:

Armend Thaqi pa asnjë dyshim është futbollisti më i mirë momentalisht në Superligën e Kosovës në futboll.

Të gjithë u befasuan kur ai nuk u përfshi në listën e trajnerit Alian Giress për dy ndeshjet e shtatorit, megjithatë, Thaqi vazhdon të mbetet një profesionist i vërtetë duke thënë se e rëndësishme është Kosova të fitojë, pavarësisht kush është aty.

Mbrojtësi i djathtë i Ballkanit që po shkëlqen edhe në garat e Conference League, në një bisedë për Demokracia.com, është ndjerë i lumtur edhe për debutimin e bashkëlojtarit të tij Lindon Emerllahut si dhe të Ilir Krasniqit te Kosova, me shpresë se ata e kanë ndej fanellën e ekipit kombëtar dhe se në të ardhmen të kenë paraqitje edhe më të mëdha.

“Ishte një ndeshje e treguar në mënyrë fantastike nga të gjithë futbollistët. Një fitore e madhe për gjithë Kosovën”, ka thënë fillimisht Thaqi, i cili si çdo futbollistë tjerë do të donte të ishte pjesë e atij spektakli.

“Normalisht që secili futbollist do të dëshironte të ishte pjesë e ndeshjeve të tilla mirëpo me rëndësi Kosova fitoi, dhe u gëzuam të gjithë, kjo është kryesore”, vlerësoi 29-vjeçari i cili sivjet nuk vihet në dyshim se do ta fitojë nga FFK epitetin e futbollistit më të mirë të Superligës.

Thaqi ka thënë se është i lumtur edhe për dy talentet e Superligës, Lindon Emerllahu e Ilir Krasniqi që debutuan te Kosova. Ai shpreson se në të ardhmen ata të kenë më shumë paraqitje, me shpresë se mbrëmë e kanë ndje në maksimum peshën e fanellës së Kombëtares.

“Futbollisteve iu uroj për debutimin dhe shpresoj qe e kanë ndje rendësin e fanellës së Kosovës. Shpresoj edhe në paraqitje të tjera sa më shumë të këtyre talenteve dhe të arrijnë edhe në Liga më lart të luajnë”, ka përfunduar për Demokracia.com, Armend Thaqi. /Demokracia.com

Të ngjashme