Sport
Thaqi: Fitorja ndaj La Fioritas na rikthen besimin, jemi gati për grupet e Ligës së Konferencës
Demokracia
22:15 | 26 Korrik 2022

Share:

Ballkani është kualifikuar në rrethin e tretë të kualifikimeve në Ligën e Konferencës, duke e eliminuar La Fioritas me rezultat të përgjithshëm 10:0.

Kampionët e Kosovës në futboll fituan edhe në ndeshjen e kthimit me shifrat 6:0 ndaj skuadrës nga San Marino në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan Demokracia.com.

Mbrojtësi i Ballkanit, Armend Thaqi pas ndeshjes tha se ekipi suharekas është gati për grupet e Ligës së Konferencës, anise kanë edhe disa pengesa para vetes.

“Kjo fitore na rikthen besimin te ekipi. Një fitore e merituar, e merituam të shkojmë në raundin e tretë. Merita shkon për të gjithë ekipin, jam i lumtur që kam kontribuar. Ne kemi aftësitë dhe jemi gati të garojmë në grupet e Konferencës së Ligës”, tha Thaqi./Demokracia.com/

Të ngjashme