Malisheva humbi kundër Drenicës në udhëtim, në kuadër të javës së shtatë në kampionatin elitar të Kosovës në futboll.
“Rriqrat” pësuan 1-0 nga Drenica në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, shkruan Demokracia.com.
Trajneri i Malishevës, Arsim Thaqi ka deklaruar se skuadra e tij kishte orar të ngarkuar.
Ai theksoi se skuadra që ai drejton duhet të përmisohen për ndeshjet e ardhshme.
“Shpresoj të përmirësojmë gabimet e sotme për duelet e radhës. Kemi pasur shumë ndeshje të forta si kundër Prishtinës, Dritës dhe Ballkanit. Kjo ka ndikuar në këtë ndeshje. Drenica në pjesën e dytë u tërhoq, por i patëm rastet tona. Ky është futbolli, Drenicën e uroj për fitore. Ne me pak fat do të dilnim pa disfatë. Do të mundohemi të marrim rezultate pozitive në ndeshjet e ardhshme”, tha Thaqi për Art Sport. /Demokracia.com