Lajme
Thaçi, Veseli e Selimi nuk u lejuan t’i telefonojnë as familjarët e tyre për 28 Nëntor
Demokracia
18:39 | 28 Nëntor 2023

Share:

Shqiptarët anembanë botës sot e festuan 28 Nëntorin, 111 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, përvjetorin e daljes së parë publike të UÇK-së dhe ditëlindjen e Komandantit Legjendar, Adem Jashari.

Në këtë ditë feste për kombin shqiptar, ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, këtë vit për herë të parë nuk u lejuan as të shkëmbenin urime me familjarët e tyre në Kosovë, shkruan Demokracia.com.

Ata as në këtë ditë të rëndësishme për shqiptarët nuk patën mundësi as t’i telefononin familjet e tyre, siç kishin bërë nëntorëve të kaluar, pasi që Gjykata Speciale ka vendosur t’ua ndalojë përkohësisht vizitat dhe komunikimet me të gjitha palët e jashtme, përveç me avokatët e tyre. Kjo ndalesë është në fuqi vetëm për Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.

Vendimi erdhi pas pretendimeve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar se të akuzuarit kinse kanë shkelur rregullat, duke zbuluar informacione konfidenciale dhe pjesë të dëshmive me palë të treta. /Demokracia.com/

Të ngjashme