Malisheva ka shënuar fitore të rëndësishme në xhiron e 16-të, duke e mundur Drenicën në shtëpi.
Të përzgjedhurit e trajnerit, Arsim Thaçit fituan pastër 2-0 ndaj Drenicës në stadiumin “Liman Gegaj”, shkruan Demokracia.com.
Trajneri i vendasve, Arsim Thaçi pas ndeshjes tha se skuadra e tij fitoi ngase luajti me zemër.
“Kemi fituar, kemi bërë një ndeshje me zemër. Një fitore e cila na është nevojitur në fushën tonë. Ekipet si Malisheva nuk mund të ketë kontinentet shkaku i përvojës në Superligë. Kur luhet me zemër, kur e doni fitoren, i tejkalon edhe mundësitë. Sot i tejkaluam dhe me meritorët janë lojtarët”, tha Thaçi për Art Sport.
“Është fundi i kampionatit dhe kemi shumë lëndime të lojtarëve. Gjithashtu fusha po na shkakton probleme në stërvitje pasi nuk është fushë e cila plotëson kriteret. Por pavarësisht kësaj ne do të vazhdojmë të punojmë dhe të angazhohemi maksimalisht që të kemi sukses”, deklaroi ai. /Demokracia.com