Lajme
Thaçi njoftoi kur e hoqi gurin nga veshka, Osmani mbajti fshehtë operacionin për heqjen e peshës
Demokracia
11:30 | 08 Maj 2022

Share:

Një prej gazetave më të mëdha turke “Hurryiet” ka raportuar se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është nënshtruar një operacioni në Antali për heqjen e kilogramëve të tepërt.

Sipas Hurryiet, presidentja Osmani ka qëndruar për një kohë në një hotel me 5 yje në Antalia, e cila pas operacionit gastroektomik është kthyer në Kosovë.

Demokracia.com ka mësuar se bëhet fjalë për një ndërhyrje që Osmani kishte shkuar në Turqi nga 3 deri më 16 gusht të vitit të kaluar, kur Turqia kishte probleme me zjarret.

Gazeta turke ka shkruar se edhe nga fotografitë që janë shpërndarë së fundmi në rrjete sociale vërehet dukshëm humbja e madhe e peshës së presidentes Osmani.

Sipas këtij artikulli, operacioni është kryer nga anëtari i Fakultetit të Universitetit Akdeniz, Ajhan Mesci. Ai i ka bërë të njohura ndërhyrjet kirurgjikale laparoskopike, duke kryer për herë të parë operacione të transplantit të fshikëzës së tëmthit, hernies, zorrëve të trasha, gjëndrës mbiveshkore dhe veshkave, me metodën laparoskopike me një vrimë (SILS).

Ky intervenim i presidentes Osmani, e cila thirret vazhdimisht në transparencë ishte mbajtur fshehtë prej qytetarëve të Kosovës, ndonëse në masë të madhe përflitej nëpër institucione.

Në anën tjetër, presidenti Hashim Thaçi kur e kishte pasur një ndërhyrje mjekësore për heqjen e një guri nga veshka, ai e kishte njoftuar publikun me disa komunikata zyrtare disa herë radhazi.

Sipas sqarimit të gazetës turke, operacioni që i është nënshtruar presidentja Osmani, ndihmon përafërsisht në heqjen e kilogramëve për 80%. Si rezultat, sasia e konsumuar e ushqimit në mënyrë natyrale ulet dhe pason humbja rapide e peshës.

Lexo edhe:

Mediat turke: Osmani ka kryer ndërhyrje në Turqi për të rënë në peshë, qëndroi në hotel me 5 yje

Përkundër që tashmë dihet se presidentja Osmani i është nënshtruar një operacioni për të humbur në peshë, ende nuk dihet kush e ka paguar udhëtimin dhe qëndrimin e presidentes Osmani në Turqi në kohën kur ajo iu nënshtrua këtij operacioni, kush e pagoi hotelin me 5 yje të cilit i referohet gazeta turke dhe kush pagoi për operacionin e saj?

Vlen të theksohet se kjo ishte periudha kur në Kosovë ishte rritur jashtëzakonisht shumë numri i vdekjeve nga COVID-19 dhe presidentja Osmani nuk reagonte me ditë të tëra, pasi që kishte shkuar në Turqi për t’iu nënshtruar këtij operacioni. /Demokracia.com/

Të ngjashme