Lajme
Thaçi ia uron ditëlindjen babait të tij nga Haga, ku po e mbron luftën çlirimtare
Demokracia
16:53 | 03 Maj 2023

Share:

Sot, babai i ish-presidentit Hashim Thaçi, Haxhiu, po e feston ditëlindjen e 85-të. Ai për ditëlindje ka marrë një telefonatë nga ish-presidenti Thaçi, i cili po vazhdon të mbahet në paraburgim në Hagë.

Për telefonatën nga Haga ka njoftuar edhe faqja zyrtare e Fondacionit “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit” në Facebook.

“Edhe ditëlindja e 85-të e ka gjetur Haxhi Thaçin pa praninë fizike të të birit. Si çdo ditë të veçantë, ish-presidenti Hashim Thaçi nuk e ka harruar ditëlindjen e të atit. Me shumë mallë, baci Haxhi e ka pritur telefonatën e djalit të tij nga Haga, ku po e mbron luftën e UÇK-së”, njofton kjo faqe.

Haxhi Thaçi, i cili sot i ka mbushur 85 vjet, po i kalon ditët e pleqërisë në mungesë të të birit, i cili për më shumë se dy vjet po mbahet në Hagë.

Të ngjashme