Lajme
Thaçi: Ekstremisht i zhgënjyer nga heshtja e LVV-së, Kurti duhet ta shkarkojë Berishajn
Demokracia
19:46 | 22 Prill 2022

Share:

Analisti Jusuf Thaçi ka shkruar rreth rastit të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili po dyshohet në përfshirjen në skandalin financiar në Slloveni.

Thaçi ka thënë se deri sa nuk të këtë një vendim të formës së prerë nga gjykata që e shpallë atë fajtor, Berishaj duhet konsideruar i pafajshëm.

Megjithatë, ai thotë të jetë zhgënjyer shumë që LVV po hesht për këtë çështje duke shtuar se Kurti duhet të shkarkojë atë nga posti i ambasadorit.

“Parimi i prezumimit të pafajësisë së individit derisa të vërtetohet e kundërta, është parim i shenjtë. Bazuar në këtë parim, ambasadori i Kosovës në Kroaci është, duhet të konsiderohet dhe duhet të trajtohet i pafajshëm deri sa të ketë vendim të formës së prerë nga gjykata kompetente që e shpallë atë fajtor. Nëse shpallet i pafajshëm, aq më mirë.”

Tutje, Thaçi thotë se mosshkarimi i tij cenon rëndë kredibilitetin e qeverisë së Kosovës.

“Pavarësisht kësaj, ambasadori i Kosovës në Kroaci duhet të shkarkohet menjëherë nga kryeministri Kurti, jo duke paragjykuar që ai është fajtor për akuzat, por për shkak shteti i Kosovës, përfaqësimi e diplomacia e tij, është damkosur dhe do të vazhdojë të jetë i damkosur nga ky skandal publik derisa të zbardhet e vërteta për rastin në fjalë (cilado qoftë ajo). Prandaj, mos-shkarkimi i ambasadorit e cenon rëndë kredibilitetin e qeverisë së Kosovës, e dëmton rëndë imazhin e shtetit të Kosovës dhe përbën fyerje të rëndë për shtetin e Kroacisë.”

Postimi i plotë:

Parimi i prezumimit të pafajësisë së individit derisa të vërtetohet e kundërta, është parim i shenjtë. Bazuar në këtë parim, ambasadori i Kosovës në Kroaci është, duhet të konsiderohet dhe duhet të trajtohet i pafajshëm deri sa të ketë vendim të formës së prerë nga gjykata kompetente që e shpallë atë fajtor. Nëse shpallet i pafajshëm, aq më mirë.

Pavarësisht kësaj, ambasadori i Kosovës në Kroaci duhet të shkarkohet menjëherë nga kryeministri Kurti, jo duke paragjykuar që ai është fajtor për akuzat, por për shkak shteti i Kosovës, përfaqësimi e diplomacia e tij, është damkosur dhe do të vazhdojë të jetë i damkosur nga ky skandal publik derisa të zbardhet e vërteta për rastin në fjalë (cilado qoftë ajo). Prandaj, mos-shkarkimi i ambasadorit e cenon rëndë kredibilitetin e qeverisë së Kosovës, e dëmton rëndë imazhin e shtetit të Kosovës dhe përbën fyerje të rëndë për shtetin e Kroacisë.

Çdo interpretim tjetër për situatën në fjalë është veç llomotitje burokratike!

P.S.:

Jam ekstremisht i zhgënjyer që aktivistët, përkrahësit e votuesit e LVV-së e të kryeministrit Kurti po heshtin për këtë rast, i cili mund të jetë precedenti më i keq që mund të krijojë Qeveria Kurti nëse nuk reagon me shkarkimin e ambasadorit. Me heshtje për raste të tilla nuk përkrahet LVV-ja e as kryeministri Kurti. Përkundrazi, me heshtje për raste të tilla përkrahet theqafja e LVV-së dhe e kryeministrit Kurti. Është e vërtetë që nganjëherë “heshtja është flori”, por në raste të tilla heshtja është krim.

Të ngjashme