Lajme
Thaçi e Veseli vizitohen në Hagë nga zyrtari i PDK-së
Demokracia
08:17 | 14 Prill 2022

Share:

Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, ka vizituar në Hagë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ish-kryetari i Malishevës nga radhët e PDK-së, Isni Kilaj, ka zhvilluar një vizitë në Hagë ku edhe është takuar me ish-presidentin e vendit Hashim Thaçi, ish-kreun e Kuvendit Kadri Veseli dhe ish-deputetin Rexhep Selimi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kilaj përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, shkruan Demokracia.com.

Postimi i plotë i Kilajt, pa ndërhyrje:

Sot vizitova themeluesit e shtetit të Republikës së Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi. Jo vetëm vepra e tyre por sakrifica e tanishme, qëndresa, morali i pathyeshëm shpresa e besimi që përcollën te unë më bënë që të ndjehëm krenar që pata mundësinë të i njofë në lufte e paqe dhe sot të ua shtrëngoj duart si mik i tyre! . /Demokracia.com/

Të ngjashme