Lajme
Thaçi e telefonon Imzot Dodë Gjergjin nga Haga për t’ia uruar Pashkët
Demokracia
16:37 | 09 Prill 2023

Share:

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot e ka telefonuar Imzot Dodë Gjergjin nga Haga për t’ia uruar festën e Pashkëve, atij dhe gjithë qytetarëve të Kosovës që sot festojnë.

Lajmi është konfirmuar nga burime brenda Ipeshkvisë së Kosovës.

Besimtarët katolikë sot kremtojnë festën e Pashkës, si një ndër momentet më të rëndësishme të besimit që ndjekin.

Vlen të theksohet se muaj më parë, klerikët fetarë, përfshirë edhe Imzot Dodë Gjergjin, ishin për vizitë te ish-presidenti Hashim Thaçi në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme