ShowBiz
Tha se nuk dëshiron grua që të bëjë punët e shtëpisë: Deklarata e Ardian Bujupit merr shumë komente negative
Demokracia
12:54 | 15 Qershor 2021

Share:

Këngëtari Ardian Bujupi gjatë një interviste tha se ai nuk do një grua që të rrijë në shtëpi dhe vetëm t’i kryejë punët e shtëpisë, dhe kjo deklaratë e tij ka marr shumë komente negative.

Në një postim në Facebook të këtij lajmi, Bujupi është ofenduar nga komentuesit, madje një nga ta e cilësoi këngëtarin si arsyeja pse është prishur njerëzimi.

Për këto komente ka reaguar edhe grupi ‘Feminizmi Shqiptar’ duke i quajtur skandaloze, shkruan Demokracia.com.

“Komentet skandaloze të shpellazgëve pasi një burrë thotë se nuk do grua që të bëj punët e shtëpisë”, shkruhet në mbishkrimin e fotografisë së komenteve në një postim në këtë grup.

No description available.

Rikujtojmë se Ardian Bujupi është këngëtar me prejardhje nga Kosova por jeton në Gjermani. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme