ShowBiz
Tha se malësorët ishin analfabetë, kërcënohet moderatorja shqiptare
Demokracia
21:59 | 15 Nëntor 2022

Share:

Pak muaj më parë një deklaratë e moderatores Erjola Doçit u bë virale në rrjet për një deklaratë të saj.

Gjatë një debati në rubrikën “Trotuar”, teksa po flitej për diferencat jug-veri, Erjola u shpreh se veriorët i pëlqen sepse sipas saj janë analfabetë. “Unë i adhuroj veriorët se janë analfabetë të adhurueshëm se s’dinë të shkruajnë, të lexojnë…”, tha Erjola, e cila vetë është me origjinë nga Kukësi. Ndërkohë gjatë debatit ajo theksoi se veten e sheh të martuar vetëm me verior.

E ftuar së fundmi në “Expuls”, Erjola ka treguar se ka marrë kërcënime pas deklaratës. “Kam marrë kërcënime, ju vinte keq, thonin ti do ndonjë malok, por unë me malokë jam mësuar”, tha ajo.

Ndër të tjera, ajo ka thënë se një mashkull ka dashur t’i jepte gjithë pasurinë, vetëm për të kaluar një natë me të. E pyetur nëse është e virgjër, ajo ka ironizuar meshkujt shqiptarë. “Ku e doni të virgjër”, tha ajo?

VIDEO:
https://www.youtube.com/watch?v=IppdCmqPLZI

Të ngjashme