Lajme
Tha se do të zbulonte të vërtetën për marrëveshjen në Bruksel, paraqitja kaotike e Vuçiqit në televizionin publik
Demokracia
10:00 | 02 Mars 2023

Share:

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ishte mysafir në televizionin publik serb të martën në mbrëmje, ku siç tha do të “zbulonte të vërtetën” për dialogun në Bruksel dhe miratimin e planit evropian për Kosovën.

Medimi Nova.rs, i ka bërë një analizë paraqitjes së Vuçiq në RTS nuk e cilësuar si një paraqitje “kaotike”, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

Në këtë version të së vërtetës kishte shumë palogjikshmëri, vështrime të habitura dhe habi të moderatorit të emisionit, shumë informacione të panevojshme, si dhe kishte edhe një dërrasë të zezë, shkruan Nova.

“Unë e di se çfarë ju intereson, mos u shqetësoni. Unë do t’i përgjigjem gjithçkaje në mënyrë specifike për ju”, tha Vuçiq të martën në mëngjes në një konferencë me komisionerin evropian për Zgjerim Oliver Varheli, duke paralajmëruar daljen e tij në televizionin publik.

Ky emision duhej të sillte përgjigje për disa pyetje të rëndësishme. Marrëveshja mbi planin e BE-së për Kosovën a nënkupton edhe njohje joformale të Kosovës? A i ka shkelur Serbia ka shkelur vijat e saj të kuqe dhe a ka rënë dakord për pranimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara? Çfarë po ndodh me formimin e Asociacionit të Komunave Serbe?

Lidhur me pyetjen e parë, Vuçiq tha se i ka thënë presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz se nuk mund të flasin për njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovë në OKB. Ai shtoi se nuk do ta njohë Kosovën.

Prezantuesi Zoran Stanojeviq e pyeti se a e parasheh ky plan njohjen faktike të Kosovës, pasi aty nuk shkruhet ashtu. Përgjigja e Vuçiq ishte “lëmsh”.

“Nuk e thotë, por në thelb po. Si nuk është shkruar, pra ju po flisnit për njohje faktike këtu? Kur jam unë këtu nuk shkruhet, e kur nuk jam këtu është de fakto”, tha Vuçiq.

Më pas u fol për anëtarësimin e Kosovës në OKB. Në pikën e katërt të planit të pranuar, shkruhet se Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare, pra as në OKB. Dhe kjo është një nga vijat e kuqe për të cilat Vuçiq foli së fundmi në Kuvendin e Serbisë.

I pyetur se a nënkupton kjo edhe pëlqim për anëtarësimin e Kosovë në OKB-në, Vuçiq thotë:

“E kupton, prandaj nuk firmosa”.

Më pas Stanojeviq e pyet se cila është hapësira e Serbisë për manovrim për të ndryshuar diçka, pyetje pas të cilës, Vuçiq nuk e tha “asnjë fjalë”.

Më pas gazetari pyet se cila është zgjidhja, Vuçiq i përgjigjet “asgjë, le të bëjmë një plan zbatimi dhe udhërrëfyes”.

“Ju thoni se jam konfuz, por unë jam vërtet konfuz, nëse kjo është e panegociueshme, nëse nuk mund të ndryshohet dhe ka gjëra që ne kërkojmë të ndryshohen, cila është zgjidhja”, pyeti i hutuar moderatori i emisionit.

“Zgjidhja është në zbatim”, ka thënë Vuçiq.

Para se të nisej për në Bruksel, Vuçiq tha se atje mund të shkojë vetëm si turist derisa të themelohet Asociacioni i Komunave Serbe.

Në fund të emisionit, për të hutuar të gjithë, Vuçiq mori një dërrasë të zezë në të cilën filloi të shkruante të dhëna për pagat mesatare në rajon, edhe pse kjo nuk ka të bëjë fare me marrëveshjen me Prishtinën.

“Kjo është tabela ime, ma kanë blerë kinezët, është shumë e shtrenjtë. Nuk e rekomandoj për shkak të çmimit, përndryshe është e shkëlqyeshme, më shërben shumë”, tha Vuçiq.

Të ngjashme