Lajme
Policia e zë në rrenë kaçanikasin që raportoi se dikush ia vodhi 400 euro brenda një xhamie
Demokracia
17:06 | 22 Maj 2025

Share:

Policia ka njoftuar se më 20 maj një person ka raportuar se në xhamin e qytetit në Kaçanik dikush ia kishte vjedhur 40 euro.

Pas  shikimit të kamerave të sigurisë është vërejtur që në xhami s’ka hyrë askush dhe se ankuesi e ka pranuar se e ka inskenuar rastin.

Ndaj tij është iniciuar procedurë penale për veprën “Lajmërim apo kallëzim i rremë”.

Njoftimi i plotë:

Lajmërim apo kallëzim i rremë në Kaçanik

Me datën 20.05.2025 në stacionin policor në Kaçanik është raportuar një rast vjedhjeje nga personi N. S, i cili pretendonte se më 18.05.2025, në ambientet e Xhamisë së qytetit në Kaçanik, nga portofoli i tij i ishin vjedhur 400 euro.

Njësia e hetimeve nën autorizim të prokurorit të shtetit ka nisur hetimet  dhe më 22.05.2025, gjatë shikimit të kamerave të sigurisë, nuk është vërejtur asnjë person tjetër që të kishte hyrë në vendin, ku thuhej se kishte ndodhur vjedhja.

Pas ftesës për intervistim shtesë, ankuesi pranoi se e kishte inskenuar rastin dhe se nuk kishte ndodhur ndonjë vjedhje.

Në konsultim me prokurorin e rastit, u vendos që ankuesi të intervistohej si i dyshuar dhe ndaj tij u iniciua procedurë penale për veprën “Lajmërim apo kallëzim i rremë”.

Të ngjashme