Sport
Tetova tregon se çfarë ndikoi në humbjen ndaj Prishtinës
Demokracia
16:04 | 27 Nëntor 2021

Share:

Prishtina ka arritur fitore të rëndësishme në udhëtim te Ulpiana, me rezultat bindës, 3-0.

Golat për bardhekaltrit i realizuan Leotrim Kryeziu 34′ dhe 85′, si dhe Besnik Krasniqi 57′ (penallti).

Trajneri i Ulpianës, Edlir Tetova, ka thënë se humbja ka ardhur si pasojë e lodhjes së lojtarëve.

‘Kemi luajtur kundër Prishtinës dhe e kemi ditur se çfarë vështirësish na presin. Ndikoi lodhja te lojtarët nga këto tri ndeshjet e fundit. Duhet ta harrojmë këtë ndeshje dhe të vazhdojmë tutje. Fondi i ekipit është ky, por ne do ta vazhdojmë punën tonë. Duhet pasur parasysh edhe forcën e Prishtinës si skuadër’, ka thënë fillimisht Tetova pas ndeshjes.

‘Çdo lojtar i ka momentet e veta brenda ndeshjes. Sigurisht që nuk ishte veprim i mirë. Në këto momente gjithçka ndodh. Unë nuk e pash si karton të kuq, ndoshta gjyqtarët e kanë parë më mirë dhe ashtu e gjykuan’, përfundoi Tetova.

Kryeqytetasit tashmë ngriten në kuotën e 24 pikë, aq sa ka edhe Llapi në pozitën e katërt, ndërsa lipjanasit mbetet në të shtatin me 17 sosh. /Demokracia.com

Të ngjashme