Sport
Tetova: Llapit i shkoi gjithçka përshtati, kishim mungesën e Santos
Demokracia
16:30 | 13 Shkurt 2022

Share:

Ulpiana e ka nisur me humbje stinorin pranveror në Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra nga Lipjani u mund 2:0 nga Llapi në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, shkruan Demokracia.com.

Trajneri i Ulpianës, Edlir Tetova pas ndeshjes tha se Llapit i shkoi gjithçka përshtati, anise tha që ekipi i tij kishte edhe raste shënimi.

Ai e përmendi edhe mungesën e futbollistit, Santos i cili është lojtar kryesor i sulmit të lipjanasve, sipas tij.

“Në pjesën e parë patëm mundësi të shënonim. Edhe në pjesën e dytë patëm mundësi po ashtu, por nuk ia dolëm të shënojmë. Futbolli sjellë shumë alternative dhe duhet të pranojmë. Pas disavantazhit vjen një gol nga krahu, ishte gol irritues. Në qëlluam edhe shtyllën, por çdo gjë i shkoi për shtati Llapit”, tha Tetova.

“Sigurisht Santosi është sulmuesi ynë kryesor. Mungesa e tij vërehet. Sigurisht edhe ata që luajtën nuk bën keq. Golat e Santosit janë të vlefshëm, por në skuadrën tonë golat janë të shpërndarë”, u shpreh Tetova për Art Sport./Demokracia.com/

Të ngjashme