Sport
Tetova i kënaqur me lojën e futbollistëve të Ulpianës, thotë se mund ta fitonin takimin
Demokracia
15:45 | 19 Shkurt 2022

Share:

Ulpiana edhe Malisheva u pajtuan me nga një pikë në takimin e javës së 20-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Rezultati final në stadiumin “Sami Kelmendi” është 1:1, raporton Demokracia.com.

Trajneri i Ulpianës, Edlir Tetova është shprehur i kënaqur me lojën e treguar të futbollistëve të tij. Ai shtoi se ata mund ta fitonin duelin.

“Jam i kënaqur me skuadrën pasi shfaqi lojë agresive. Mundësitë ishin që ta fitojmë ndeshjen, por ashtu si shkoi loja, jam realisht i kënaqur. Me lëndimin e Esosa Priestleyt, ishim të detyruar që ta ndryshonim edhe skemën e lojës. Kjo na prishi planet dhe nuk i arritëm qëllimet tona”, deklaroi Tetova për Art Sport.

Ulpiana me këtë barazim ngritet në pozitën e 8-të me 19 pikë, kurse Malisheva vazhdon të jetë e 7-ta me 23 pikë. /Demokracia.com/

Të ngjashme