Të paktën tetë persona janë vrarë nga bombardimet ruse në rrethin Podil të Kievit, ka thënë prokurori i përgjithshëm i Ukrainës.
Shifra e fundit vjen pasi forcat e Kremlinit filluan një sulm në një qendër tregtare në kryeqytet.
“Sipas informacionit që kemi për momentin, disa shtëpi dhe një nga qendrat tregtare u goditën”, tha kryetari i bashkisë, Vitali Klitschko.
Kujtojmë se qyteti tjetër, Mariupol ka refuzuar thirrjet ruse për t’u dorëzuar në këmbim të kalimit të sigurt nga qyteti.
Agjencia e inteligjencës e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar thotë se forcat ruse që përparojnë në Kiev nga veriperëndimi janë zmbrapsur nga rezistenca e Ukrainës.