Lajme
Tetë të vdekur nga COVID-19 për 24 orë në Kosovë
Demokracia
15:10 | 21 Mars 2021

Share:

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka njoftuar se 793 persona janë infektuar me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa tetë persona kanë vdekur.

Përmes një komunikate për media, IKSHPK ka bërë të dikur se në 24 orë kanë vdekur nga COVID-19 gjithsej 8 persona, shkruan Demokracia.com.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (80, 63 vjeç), Ferizaj 1 rast (63 vjeç), Gjilan 1 rast (83 vjeç), Kaçanik 1 rast (84 vjeç), Klinë 1 rast (81 vjeç), Mitrovicë 1 rast (72 vjeç), Prizren 1 rast (78 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 82.185 raste nga 384.742 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.760 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 352 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 68.083 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.342./Demokracia.com/

Të ngjashme