Policia e Kosovës (PK) ka dhënë detaje lidhur me rastin e vrasjes që ndodhi pasditen e së enjtes në fshatin Balincë të Malishevës, duke thënë se lidhur me rastin janë arrestuar tetë persona.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes dy grupeve.
“Pas një mosmarrëveshje në mes të dy grupeve, të dyshuar meshkujsh kosovar, njëri prej tyre dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë si dëshmi materiale, ndërsa janë arrestuar tetë të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.