Lajme
Tetë raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit
Demokracia
15:18 | 14 Qershor 2022

Share:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 137 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 4 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.259.

Në total numri i rasteve aktive është 52.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 87 doza të vaksinës kundër COVID-19

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.937 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.460 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.992 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Të ngjashme