Asnjë i vdekur dhe tetë raste të reja me COVID-19 në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve janë kryer 2 mijë e 980 testime nga të cilat tetë kanë rezultuar pozitive, përcjell Demokracia.com
Aktualisht 72 pacientë janë aktivë me COVID-19 dhe janë shëruar dy qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130 mijë e 37 që nga fillimi i epidemisë.