Lajme
Tetë persona sulmojnë stërnipin e Zonjës së Parë të Francës, dyshohet se motivet janë politike
Demokracia
22:33 | 16 Maj 2023

Share:

Tetë persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë sulmuar të hënën stërnipin e zonjës së parë të Francës, Brigitte Macron, pas një fjalimi televiziv të presidentit francez, Emmanuel Macron, raportoi të martën BBC-ja.

Jean-Baptiste Trogneux u rrah nga protestuesit antiqeveritar në qytetin verior të Amiens. Ai është goditur në kokë, krahë dhe këmbë, ndërsa aktualisht po merr trajtim mjekësor.

Presidenti Emmanuel Macron e ka quajtur sulmin të papranueshëm, duke shtuar se dhuna nuk ka vend në demokraci.

Jean-Baptiste Trogneux u sulmua jashtë dyqanit të çokollatës në Amiens, i cili është biznes i familjes. Familja e Brigitte Macronit ka drejtuar dyqanin e çokollatës Jean Trogneux në Amiens për gjashtë breza.

Biznesi i familjes Trogneux, i cili ka dyqane në të gjithë Francën veriore, ka qenë vazhdimisht në shënjestër të protestuesve që kur Macroni është në detyrë.

Të ngjashme