Lajme
Tetë persona humbën jetën në Filipine si pasojë e zjarrit
Demokracia
11:16 | 02 Maj 2022

Share:

Tetë persona kanë vdekur, në mesin e tyre gjashtë fëmijë, pasi një zjarr mbërtheu shumë shtëpi pranë kryeqytetit të Filipineve, Manila, thanë zyrtarët lokalë.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, zjarri që filloi rreth orës 5 të mëngjesit të hënën me kohë lokale, shkatërroi gjithashtu 80 shtëpi.

Zjarri filloi në katin e dytë të një shtëpie në një vendbanim të mbushur me njerëz brenda kampusit të gjerë të Universitetit të Filipineve, në Quezon City.

Shkaqet nuk dihen.

Oficeri i lartë i zjarrfikësve Greg Bichayda i tha agjencisë së lajmeve AFP se u deshën gati dy orë për të shuar flakët.

“Zjarri u përhap shpejt”, tha Bichayda, duke shtuar se viktimat nuk ishin në gjendje të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Ai tha se gjashtë nga ata që vdiqën ishin fëmijë, por nuk u publikuan detaje të tjera të moshës së tyre.

Të ngjashme