Kur po kalon edhe dita e tetë që nga tërmeti shkatërrues në Turqi, ish-futbollisti i Chelseat, Christian Atsu vazhdon të jetë nën rrënoja.
Kështu ka deklaruar Volkan Demirel, trajneri i Hatayspor, pjesë e të cilës është edhe Atsu.
“Kanë kaluar tetë ditë nga tërmeti deri tani, ne nuk e kemi gjetur ende Christian. Aktualisht jam me familjen e Christian në zonën e tërmetit në Hatay. Pamja është vërtet e pabesueshme, zemrat tona janë thyer nga njerëzit e prekur”, tha Demirel, njofton Sabah.tr, transmeton Demokracia.com.
“Sipas informacioneve nga kamera termike nën rrënoja, 5 persona janë ende gjallë, por sipas informacioneve që më thanë, personi duhet të ketë ose imazh, aromë ose zë në rregull për të marrë një konfirmim të saktë. Nuk e kemi përcaktuar se ku ndodhet”, theksoi ai.
Tërmeti që goditi Turqinë të hënën e javës së kaluar kishte një magnitudë 7.4 ballë të shkallës rihter.
Deri më tani, raportohet për mbi 30 mijë njerëz që kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë të lënduar./Demokracia.com/