Lajme
Tetë aeroplanë luftarak kinezë e kanë kaluar “vijën mesatare” të ngushticës së Tajvanit
Demokracia
19:44 | 24 Dhjetor 2023

Share:

Tajvani pretendon se të paktën tetë aeroplanë luftarak kinezë, kanë kaluar mbi vijën mesatare të ngushticës së Tajvanit gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit, tha në një deklaratë se kishte zbuluar avionë luftarak kinezë J-10, J-11, dhe J-16, në rajonin verior dhe qendror të ngushticës, në një lartësi prej 6100 metrash.

Bëhet e ditur se, për të monitoruar situatën janë dërguar forcat tajvaneze.

Linja mesatare, të cilën Pekini nuk e njeh, dikur shihej si pengesë për dy shtetet, por aeroplanët kinezë tani fluturojnë rregullisht mbi të.

Ndryshe, Kina e konsideron Tajvanin si provincën e saj të shkëputur, ndërsa Taipei e kërkon pavarësinë që nga viti 1949.

Të ngjashme